Search on this blog

Search on this blog

"Për mua, psikoterapia nuk është vetëm një profesion; është një mënyrë të dëgjuari, një akt etik ekzistence dhe një ftesë për të jetuar me më shumë vetëdije."

Një ftesë miqësore për t'u njohur!

 

Terapia është një ftesë për t’u ndalur dhe për t’u dëgjuar më thellë veten.

Në një hapësirë të qetë dhe mbështetëse, mund të shqyrtohen ndjenjat, pyetjet dhe historitë që shpesh mbeten në hije.

 

Puna terapeutike nuk ka të bëjë me këshilla apo zgjidhje të menjëhershme, por me procesin e ngadalshëm përmes të cilit përvojat e brendshme fillojnë të kuptohen dhe të marrin formë në marrëdhëniet dhe në jetën tonë të përditshme.

Shënimet e Terapistit

Shërbimet

01
ChatGPT Image Oct 18, 2025, 03_42_18 AM

Psikoterapi Individuale

Një hapësirë e sigurt dhe reflektuese për të kuptuar më thellë veten, për të shprehur ndjenjat dhe për të ndërtuar një mënyrë më të integruar të të jetuarit.

Lexo më shumë!
02
Prioritize your emotional health during fertility…

Terapi në Çift

Një proces që ndihmon partnerët të rindërtojnë lidhjen emocionale, të komunikojnë nevojat me ndjeshmëri dhe të rikthejnë besimin në marrëdhënien e tyre.

Lexo më shume!
03
9aa9f261-bb6c-4f35-b133-fdb191e2633e

Këshillim Psikologjik

Një format më afatshkurtër që synon të ndihmojë në qartësimin e situatave të vështira dhe gjetjen e hapave konkretë drejt ndryshimit të synuar.

Lexo më shumë!

Analizë Rasti

Psikoterapi Individuale
Arjet Pervizi

The Case of Herman Hiz

Prezantimi i rastit Përshkrimi i rastit: Herman Hiz, 32 vjeç, paraqitet si një figurë e përmbajtur dhe e kuruar në detaje, një burrë që në

Lexo më shumë »
Interpretim Psikanalitik
Arjet Pervizi

The Case of Elan Mir

Prezantimi i rastit Përshkrimi i rastit: Elan Mir, një burrë në të tridhjetat, paraqitet me një ndjesi të vazhdueshme pasigurie dhe ndrojtjeje që e shoqëron

Lexo më shumë »

Si funksionon Terapia?

Hapi 1

Vlerësimi fillestar

Procesi nis me seancat e vlerësimit, ku eksplorohen shqetësimet aktuale dhe historia personale. Kjo fazë ndihmon në ndërtimin e një marrëdhënie terapeutike dhe në kuptimin e natyrës së punës që do të zhvillohet.

Hapi 2

Përcaktimi i qëllimeve

Terapisti dhe klienti përcaktojnë së bashku qëllime të qarta dhe realiste, të përshtatura me nevojat e individit në terapi. Kjo fazë e orienton procesin terapeutik dhe krijon drejtimin për ecurinë e seancave.

Hapi 3

Procesi terapeutik

Kienti eksploron përjetimet, emocionet dhe marrëdhëniet e tij në një hapësirë të sigurtë. Përmes dëgjimit reflektiv dhe dialogut të thelluar, ndihmohet zhvillimi i vetëdijes dhe kuptimit të brendshëm.

Hapi 4

Integrimi i përvojes

Në këtë fazë përfundimtare të procesit, theksi vendoset mbi integrimin e përvojës terapeutike dhe forcimin e aftësive për vetërregullim, ndërtimin e kufijve personal dhe ruajtjen e ekuilibrit të brendshëm.

Pyetjet më të shpeshta që bëhen....

Seancat e para shërben si një hap për njohje dhe vlerësim. Aty diskutohen shqetësimet tuaja kryesore, krijohet një mjedis i sigurt dhe konfidencial, dhe vendosen qëllimet e punës terapeutike. Nuk është e nevojshme të flisni për gjithçka menjëherë; mund të përqendroheni te çështjet që ju duken më të rëndësishme. Përgatitja mund të përfshijë mendimin mbi prioritetet tuaja dhe pyetje që dëshironi të diskutoni gjatë seancës.
Sseancat zhvillohen një herë në javë dhe zgjasin 50 deri në 60 minuta. Në disa raste mund të rekomandohen frekuenca të ndryshme në varësi të intensitetit të shqetësimeve, të cilat diskutohen dhe rishikohen gjatë procesit
Të gjitha informacionet që ndani janë strikt konfidenciale, në përputhje me standardet profesionale dhe etike të psikoterapisë. Çdo dokument ose shënim ruhet në mënyrë të sigurt dhe nuk ndahet pa miratimin tuaj, përveç rasteve të parashikuara ligjërisht (p.sh. rrezik për lëndimin e vetvetes ose të tjetrit).
Absolutisht. Seancat ofrojnë një mjedis të sigurt dhe konfidencial, ku çdo temë mund të eksplorohet pa frikë nga gjykimi. Terapia është një hapësirë e krijuar për të kuptuar përvojat tuaja, për të reflektuar mbi emocionet dhe për të ndërtuar strategji të shëndetshme për të përballuar situatat e vështira. Qasja është gjithmonë mbështetëse duke respektuar ritmin dhe nevojat tuaja.
Progresi matet nëpërmjet reflektimit mbi përjetimet tuaja, aftësitë e zhvilluara për vetërregullim, dhe ndryshimet në mënyrën se si përballoni situatat e vështira. Secili hap i vogël ka rëndësi, dhe seancat shërbejnë për të pasqyruar dhe vlerësuar këto ndryshime në mënyrë të vazhdueshme.

Oraret:

E Hëne - E Shtunë: 09:00-19:00
E Diel: 10:00-12:00

Adresa:

Bulevardi "Bujar Bishanaku"
Shkodër

Kontakt:

+355 67 261 3251
kontakt@arjetpervizi.al